Shpërthim në Afganistan/ Disa të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar tek: bota, më 18:31 07-10-2019 Shpërthim në Afganistan/ Disa të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës, Ataullah Khogyani, tha se 27 persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon janë mjaft aktiv talibanët dhe grupi militant i ashtuquajtur, Shteti Islamik.

Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve.

Ai tha se grupi nuk mund të jetë garantues për marrëveshjen, përderisa nuk mund të garantojë as ndaljen e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara synonin që të arrinin marrëveshje me talibanët në mënyrë që më pas të mundësohet tërhiqja e forcave të huaja nga Afganistani./rel

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010134935379028
array(1) { ["section"]=> string(64) "shperthim-ne-afganistan-disa-te-vrare-mes-tyre-dhe-femije-181159" }