Shpërthim në centralin bërthamor në Flamaville në Francë

Publikuar tek: bota, më 12:42 09-02-2017 Shpërthim në centralin bërthamor në Flamaville në Francë

 Tronditet Franca, shpërthim në centralin bërthamor në bazën e Ouest në qytetin  Flamaville.

 Dyshohet se ka shumë të lënduar por ende nuk jepen informacione të tjera për të cilat newsbomb.al do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdim. Shpërthimi ndodhi  sot rreth orës 10, në dhomën e motorit të impiantit Flamanville.

Fotot nga vendngjarje tregojnë re të mëdha tymi që tregojnë se si një zjarr masiv shpërthen  nga brenda ndërtesës.

Sipas zjarrfikësve, shpërthimi dhe zjarri janë raportuar në zemër të impiantit - jashtë zonës bërthamore.Nuk dihet ende se sa njerëz janë prekur nga shpërthimi.

Është gjithashtu e paqartë nëse ka pasur ndonjë dëmtim të vetë ndërtesës, por policia ka konfirmuar se "nuk ka rrezik nuklear" dhe nuk ka rrezik nga ndonjë rrjedhje e mundshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020435094833374
array(1) { ["section"]=> string(62) "shperthim-ne-centralin-berthamor-ne-flamaville-ne-france-68198" }