Shpërthim në një minierë, 17 të vdekur në Ukrainë

Publikuar tek: bota, më 07:04 28-04-2019 Shpërthim në një minierë, 17 të vdekur në Ukrainë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën  nga shpërthimi në një minierë të qymyrit në rajonin Luhansk të Ukrainës. Liderët separatistë që kontrollojnë minierën, thanë se të gjithë trupat e minatorëve të zhdukur janë gjetur.

 

Miniera ku ka ndodhur ngjarja gjendet në fshatin Yurivka, që ndodhet në territorin e kontrolluar nga separatistët që mbështeten nga Rusia.  Ndërkaq, ministria e Emergjencave të Rusisë tha se ka dërguar ekipe të shpëtimit për në minierën Skhidcarbon, me kërkesë të liderëve separatistë të cilët kontrollojnë minierën.

Ndërkaq, punëtorët e shpëtimit nga Qeveria ukrainase nuk kanë pasur qasje zyrtare për të shkuar në këtë minierë.

Një shpërthim i gazit të metanit ka kapluar këtë minierë më 25 prill dhe raportohet se ka shkaktuar kolapsimin e disa pjesëve të minierës.

Miniera Skhidcarbon ishte mbyllur më 2014 si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave të Qeverisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Mirëpo,  u rihap në vitin 2018.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049251079559326
array(1) { ["section"]=> string(55) "shperthim-ne-nje-miniere-17-te-vdekur-ne-ukraine-162124" }