Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një makinë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në zonën e Pyllit të Sodës. Sipas policisë shpërthimi ndodhi në një automjet "Audi A7" me targa AA 00 8RC në pronësi të shtetasit D.SH.
Bëhet me dije se nga shpërthimi është dëmtuar dhe një makinë tjetër pranë Audi-t që ka shpërthyer.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.