Shpërthim pranë godinës së Kuvendit në Kosovë, sulm me predhë antitank

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:03 05-08-2016 Shpërthim pranë godinës së Kuvendit në Kosovë, sulm me predhë antitank

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme pranë godinës së Kuvendit të Kosovës. Informacionet nuk janë të qarta, por RTK-ja raporton se policia dyshon se godina është sulmuar me predhë antitank. Në foto shihet momenti i bllokimit të zonës nga policia.

Mediet në Kosovë përmendin dy persona me motoçikletë që kanë lëshuar predhën.Nuk raportohet për të plagosur. 

Dyshimet janë se kjo ngjarje lidhet me çështjen e ndarjes së kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi (Demarkacionin). Kuvendit i është dorëzuar dje projektvendimi që përcakton vijën kufitare mes dy vendeve, por që është kundërshtuar fort nga opozita kosovare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038165092468262
array(1) { ["section"]=> string(75) "shperthim-prane-godines-se-kuvendit-ne-kosove-sulm-me-predhe-antitank-48815" }