Një varkë në Pogradec ka shpërthyer me tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 00 në Volorekë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se nga shpërthimi nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale.
Varka ishte në pronësi të R.K dhe ndodhej në anë të rrugës në momentin që është shpërthyer.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit.