Shpërthime në Turqi, të paktën 27 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 12:21 20-07-2015 Shpërthime në Turqi, të paktën 27 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve me bomba në Qendrën Kulturore të qytetit turk Suruc, në kufi me Sirinë.

Ministri i Brendshëm turk i ka quajtur “sulme terroriste” shpërthimet ndërsa anëtari i Parlamentit turk Ziya Caliskan, ka konfirmuar më parë për Reuters për të paktën 10 të vrarë. Sipas televizionit turk NTV, shpërthimi u ka marrë jetën rreth 20-30 personave ndërsa më shumë se 100 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Shpërthimet kanë ndodhur rreth 10 kilometra nga qyteti sirian Kobani, ndërsa sulmi kishte si shënjestër rreth 300 të rinj të Rinisë Socialiste, të cilët po organizonin një eveniment në Qendrën Kultirore të qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013302087783813
array(1) { ["section"]=> string(72) "shperthime-ne-turqi-te-pakten-27-te-vdekur-dhe-mbi-100-te-plagosur-16596" }