Shpërthimet me tritol në Lazarat, "Facebook-u" ndihmon policinë të identifikojë përgjegjësit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 24-03-2015 Shpërthimet me tritol në Lazarat, Postimi i Arbion alikos në Facebook

Disa sulme me tritol kanë tronditur fshatin e Lazaratit ditët e fundit, ndërsa policia i ka konsideruar ato si sulme ndaj veprimtarisë së tyre.

Në bazë të provave që disponon, policia ka shpallur në kërkim shtetasit: Arbion Aliko 20 vjeç, Alban Adil Aliko 18 vjeç, Viktor Aliko 25 vjeç, Thimjo Ceka 20 vjeç dhe Bervin Basho 22 vjeç. Dy prej tyre, Alban dhe Arbion Aliko kanë publikuar në profilet e tyre në rrjetin social "Facebook" foto të grupit terrorrist ISIS, ç'ka e ndihmoi policinë t'i identifikonte si përgjegjës për shpërthimet me tritol të ndodhura gjatë muajit mars në Lazarat.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera deri më tani ka rezultuar se shkak për këtë shpërthime është bërë veprimtaria policore gjatë operacionit “Lazarati 2014”, ndërsa tërësia e veprimeve kriminale formëson gjithashtu element të figurës së veprën penale të kryerjes së “veprimeve me qëllime terroriste”.

Policia është duke punuar intensivisht për arrestimin e këtyre personave të dyshuar si përgjegjës për sulmet me tritol.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi paraqitet me urgjencë në spital, tension 20 e dhimbje gjoksi
Të vrara dje/ Gruaja dhe vjehrra e kishin denoncuar në polici Emiljano Rustemin »
Article Logic
Execution time: 0.012005090713501
array(1) { ["section"]=> string(94) "shperthimet-me-tritol-ne-lazarat-facebook-u-ndihmon-policine-te-identifikoje-pergjegjesit-6792" }