Në kuadër të hetimeve pas shpërthimeve në Marizë , Prokuroria e Fierit ka identifikuar si përgjegjës të ngjarjes deri më tani, 7 persona. Personat ndaj të cilëve po kryhen hetime janë drejtues administrativ të kompanisë Bankers Petroleum, e cila zhvillon aktivitetin për nxjerrjen e naftës në këtë zonë.
Shtetasit ndaj të cilëve ka dyshime se kanë konsumar veprat penale “Shkatërrim i pronës” nga pakujdesia dhe “Ndotja e ajrit”, janë:
1. Leonidha Çobo, Drejtor i Përgjithshem i Bankers Petroleum
2. Lane Gardipee, me detyrë supervizor shpimi i Bankers Petroleum për operacionet ditore të sondës 504
3. Wayne Gaunt, me detyrë menaxher për operacionet e shpimit të Bankers Petroleum
4. Steve Hrushka, menaxher i sondës i shoqërisë “Simmons” në pusin 5761
5. Mike Davy përgjegjës mbikqyr për operacionet e ekipit të shpimit, i shoqërise “Simmons”
6. Frenc Lazlo, supervizor i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary"
7. Tibor Vargon, inxhinjer i operacioneve të çimentimit, i shoqërisë “Rotary”
Ndërkohë, në vijim të hetimit, Prokuroria e Fierit është në pritje të raportit nga Drejtoria e Tatimeve, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanisë Bankers Petroleum.
Më 1 prill të këtij viti nga shpërthimi i tre puseve të naftës në zonën e Patos-Marinzës u shkatuan dëme të konsiderueshme materiale. Banorët fajësuan kompaninë kandeze Bankers për gjendjen e krijuar dhe kanë vijuar protestat, që kjo kompani të ndalojë aktivitetin e saj në këtë zonë.
Më herët në Prokurorinë e Fierit ka raportuar edhe administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo.