Shpërthimet në Tiranë, detaje të reja për njeriun me biçikletë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 14-02-2015 Shpërthimet në Tiranë, detaje të reja për njeriun me biçikletë Autori i shpërthimit të farmacisë së Bashkim Tahirit

Dalin disa detaje të reja nga hetimi për shpërthimet me eksploziv në Tiranë. Personi që ka hedhur në erë farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri po hetohet nga ekspertët shkencorë të policisë për tre aspekte që kanë bërë përshtypje.

Së pari personi mban një palë këpucë të rënda, ndryshe kambale, tipike për policët dhe ushtrinë. Kjo po i çon hetuesit në pistën se personi mund të ketë patur të bëjë me policinë ose ushtrinë. Kjo pistë forcohet më shumë edhe nga detaji se personi duket në një formë të mirë fizike, kur ngjitet me shkathtësi në dritaren e farmacisë për të vendosur tritolin mbi kondicioner, e vendos atë me precizion dhe nuk e zë paniku, por vazhdon misionin sipas planifikimit. Ai duket të jetë një person i mirëstërvitur, në formë fizike me gjatësi 1.80-1.85cm.

Detaji tjetër që ka bërë policinë e prokurorët ta marrin në konsideratë është lloji i orës në dorë të mbajtur nga personi që vuri tritolin. Nuk dihet ende nga burimet e grupi të hetimit se çfarë ore është ajo dhe po njësoj po mbeten  fytyra e autorit. Ekspertët shkencorë kanë arritur të kapin elementë të fytyrës, sidomos sytë, hundën dhe faqet por ende janë duke punuar për të rindërtuar fytyrën sipas elementëve më të dukshëm.

Një tjetër element që hetuesit nuk po neglizhojnë, është forma e lidhjes së tritolit 1 kilogramë, në formën e një mekanizmi të përdorur edhe në akte terroriste xhihadiste. Megjithatë kjo lloj mënyre, detaje të së cilët nuk bëhen publike çon sërish në pistën se personi mund të ketë bërë pjesë në listën e efektivëve të policisë, gardës apo ushtrisë shqiptare trajnuar jashtë, ose së paku mësuar nga ta.

Pa informacion ka mbetur pjesa e veshjes së tij dhe biçikletës, ndërkohë që pronari i telefonit të aktivizimit është gjetur dhe po mbahet në arrest. Emirjon Gjuta ka thënë në polici se e ka shitur telefonin, kohë më parë në tregun e telefonave të përdorur tek Tregu Çam.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parkingjet/ Bashkia e Tiranës e vendosur, inspektorët nisin rrethimin Bashkia: Rezidentët nuk do paguajnë
Grabitja e bankës/ Rojet e sigurisë çarmatosen me një shpullë »
Article Logic
Execution time: 0.013115167617798
array(1) { ["section"]=> string(66) "shperthimet-ne-tirane-detaje-te-reja-per-njeriun-me-biciklete-3317" }