Shpërthimet në Tiranë, Didi takim me prokurorët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 16-02-2015 Shpërthimet në Tiranë, Didi takim me prokurorët Artan Didi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi është duke zhvilluar një takim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me shpërthimet që kanë tronditur ditë më parë kryeqytetin. Mësohet se hetimet janë duke vazhduar ende, edhe pse janë arrestuar dy persona deri më tani të menduar që kanë lidhje me ngjarjet, Emirjon Gjuta dhe Alfred Qefalia.

Policia është duke koordinuar  veprimet me prokurorët e çështjeve për të patur më shumë rezultat në nxjerrjen e autorëve para drejtësisë.

“Dy shpërthimet, ai te Farmacia e Bashkim Tahirit dhe ekskplozivi i vendosur pranë stacionit të autobusit, dyshojmë se kanë lidhje me njëri-tjetrin. Jemi në rrugën e duhur të hetimeve. Eshtë një grup i madh, policia dhe prokuroria, antiterrori dhe shumë ekspertë po punojnë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.Hetimet tona janë orientuar edhe tek ata që kanë urdhëruar këto veprime. Policia thekson se është e vendosur të luftojë krimin dhe garanton se do t’i zbulojë dhe do t'i çojë para drejtësisë. Sigurojmë qytetarët se jemi në krye të situatës. Policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e gjithë qytetarëve për të zbuluar autorët dhe të qëndrojmë në një mjedis sa më të sigurt”,  deklaroi ditë më parë për shpërthimet Artan Didi.

Shpërthimet në Tiranë nisën në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe vazhduan me shpërthimin në banesën e ish-shefit të Komisariatit Nr.3 në Tiranë, Alfred Nomani. Më pas, një telefonatë çoi policinë tek rruga ‘’Muhamet Gjollesha’’, ku u gjet një kallëp tritol, i cili u çaktivizua nga policia. Më pas një biçikletë me tritol u gjend në zonën e ‘’Petro Ninit’’, e cila fatmirësisht nuk u shpërthye. Më tej një alarm fals erdhi në polici, pasi u sinjalizua për një valixhe të dyshimtë, para Poliklinikës Nr.9 në në Rrugën e Kavajës në Tiranë.  Valixhja nuk kishte lëndë shpërthyese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një ton klor për dezinfektimin e vendit, Tërnova: Situata në kontroll
Meta takon Haradinaj: Ikjet masive nuk justifikohen me varfërinë »
Article Logic
Execution time: 0.013968944549561
array(1) { ["section"]=> string(51) "shperthimet-ne-tirane-didi-takim-me-prokuroret-3502" }