Shpërthimet në Tiranë/ Nishani: Dënoj me ashpërsi aktet kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 18:27 10-02-2015 Shpërthimet në Tiranë/ Nishani: Dënoj me ashpërsi aktet kriminale

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  ka dënuar  me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në Tiranë.

Nishani ka kërkuar nga agjencitë ligjzbatuese të vënë përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve. Presidenti ka dhënë mbështetjen e tij për strukturat shtetërore në luftën kundër krimit.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në Tiranë. Presidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve  të këtyre akteve.Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”, thuhet në reagimin e presidencës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Takimi Meta-Veseli: Marrëdhenie shumë të ngushta Shqipëri-Kosovë
Del filmi hollivudian por jashtë pritshmërive: Asgjë për Gërdecin. Ja personazhet e vetëm realë »
Article Logic
Execution time: 0.011848926544189
array(1) { ["section"]=> string(68) "shperthimet-ne-tirane-nishani-denoj-me-ashpersi-aktet-kriminale-2976" }