Shpërthimi i Covid, 11 të infektuarit në Fier e morën virusin në plazhe dhe në dasma, pozitiv edhe një futbollist

Publikuar tek: aktualitet, më 18:09 11-08-2020 Shpërthimi i Covid, 11 të infektuarit në Fier e morën virusin në plazhe dhe në dasma, pozitiv edhe një futbollist Ilustruese

Ditën e sotme janë raportuar 12 raste të reja me Covid në Fier.

Rastet e reja të raportuara për 24 orët e fundit mësohet se e kanë marrë infeksionin në dasma dhe në plazhe, të cilat kanë qenë dy aktivitetet më të zhvilluara së fundmi.

Ndërkaq raportohet se është infektuar edhe një futbollist 30 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, por mësohet se është pjesë e EKIPIT “Albpetrol. Ai dyshohet se e ka marrë virusin në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë me Covid në vendin tonë, 2 prej të cilëve pa sëmundje shoqëruese.

Ndërkaq janë regjistruar 140 raste të reja me Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Nga këto 72 raste janë në Tiranë, e cila vijon të jetë një vatër e nxehtë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097880363464355
array(1) { ["section"]=> string(118) "shperthimi-i-covid-11-te-infektuarit-ne-fier-e-moren-virusin-ne-plazhe-dhe-ne-dasma-pozitiv-edhe-nje-futbollist-216827" }