Shpërthimi i covid-19 në QSUT, mjeku Vargu akuza të forta: Për të vënë duart në kokë, stafi shëtit pa maska nëpër spital

Publikuar tek: aktualitet, më 19:55 28-05-2020 Shpërthimi i covid-19 në QSUT, mjeku Vargu akuza të forta: Për të vënë duart në kokë, stafi shëtit pa maska nëpër spital Mjeku Petrit Vargu

Mjeku Petrit Vargu ka hedhur akuza të forta ndaj kolegëve të QSUT dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi prej dy ditësh ky spital është kthyer në vatër të covid-19.

“Në QSUT, mjekët shëtisin pa maska. Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët”, tha Vargu në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”.

Më tej, mjeku ka hedhur akuza të forta edhe ndaj ministres Manastirliu duke e etiketuar atë si “zysha e kimisë”, ndërsa shton se në vendin tonë është punuar pa projeksione ndaj dhe situata ka dalë nga kontrolli.

“Askush nuk e mendonte që ne do ishim me datën 28 maj me 25 raste. Dhe ne duhet të shkonim sipas projeksionit që do të na jepnin. Italianët e dinin shumë mirë kur do të thyhej sëmundja dhe e dinë kur do të kenë rastin zero që e kanë deklaruar, me 28 qershor.

Ne kemi punuar pa projeksione, kemi punuar, hajde kush të shtojë llafe, çfarë mendon ti. Dilte ministrja ose më saktë zysha e kimisë e thoshte si një gjetje të sajën, mos të harrojmë që javës tjetër, isha edhe unë ajo pjesë për koeficientët e korrelacionit që duhet të ishin 3-4 dhe thonin që kishte zbritur 0.8- 0.6. se me çfarë i maste ministrja, një zot e di. Po kur kemi 0.8-0.6 përse kemi 25 raste kur këto gjëra kanë ndodhur në mes të QSUT.

Imagjino çfarë mund të ndodhë në Shkodër e Sarandë, kush e kontrollon këtë situatë. Shqipëria nuk është vend me 600 milionë banorë që të mos e përballosh”, u shpreh Vargu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094161033630371
array(1) { ["section"]=> string(124) "shperthimi-i-covid-19-ne-qsut-mjeku-vargu-akuza-te-forta-per-te-vene-duart-ne-koke-stafi-shetit-pa-maska-neper-spital-208191" }