‘Shpërthimi’ i Covid, Shehu akuzon qeverinë: Kurba e çoroditur ngjitet përsëri lart… Shkak përplasja fizike e policisë me qytetarët ( E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:50 27-05-2020 ‘Shpërthimi’ i Covid, Shehu akuzon qeverinë: Kurba e çoroditur ngjitet përsëri lart… Shkak përplasja fizike e policisë me qytetarët ( E PLOTË) Nga protesta

Ish-ministri demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas rritjes së ndjeshme të shifrave të Covid në vendin tonë ku dje janë raportuar 25 raste të reja ndërsa sot 21, ku 13 prej tyre ishin personel shëndetësor.

Shehu ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke theksuar se kurba e çoroditur po ngjitet lart pas “krimit kundër “njeriut” në shembjen e Teatrit Kombëtar, mëngjesin e 17 majit”. Sipas tij përplasja fizike e policisë me qytetarët ishte në kundërshtim me masat anti-infeksion dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kurbës.

Postimi i Shehut: Krimi kunder “Njeriut” i shembjes se Teatrit jep efektet!!

“Kurba” e coroditur hipen perseri lart….disa vatra te reja…

Grumbullimi i qindra forcave policore dhe punonjesve per ate shkaterrim talebanesh, ne nje hapesire te vogel, krejt jashte masave epidemiologjike, ishte nje krim i rende ndaj shendetit te qytetareve ne kushtet e epidemise a pandemise.

Futja ne ate menyre e policise ne perplasje e kontakt fizik me qytetaret ishte ne kundershtim me masat anti infeksion dhe diametralisht e kunderte me ate qe policia e shteti duhet te kryejne.

Aq me keq, ky ishte dhe nje provokacion i rende ndaj artisteve e qytetareve ne shkelje te rregullave, qe pa dyshim me te drejte do te krijonte sic krijoi e vazhdon nje pergjigje aktive dhe protesta te tyre ne keto periudha.

Ky veprim, per te cilin nuk besoj se eshte marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshem ky), duhet te jete nje nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikerisht keto dite, megjithe numrin shume te vogel te testimeve.

Pa dyshim krahas kesaj ka dhe shkaqe te tjera qe lidhen me testimet krejt te pa mjaftueshme, mos aktivizimin e mjekut te familjes etj qe prodhojne ate “kurbe” jashte realitetit, me masat e gabuara “kufizuese”, qe me shume i detyrojne njerrezit te dendesohen ne pak hapesira e intervale sesa...

Kjo eshte e verteta, gje per te cilen duhet reaguar…

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104
array(1) { ["section"]=> string(141) "shperthimi-i-covid-shehu-akuzon-qeverine-kurba-e-coroditur-ngjitet-perseri-lart-shkak-perplasja-fizike-e-policise-me-qytetaret-e-plote-208006" }