Shpërthimi i fuqishëm me 7 të plagosur në Elbasan, vihet në pranga administratori i firmës ‘ELBA GAS’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:24 23-07-2020 Shpërthimi i fuqishëm me 7 të plagosur në Elbasan, vihet në pranga administratori i firmës ‘ELBA GAS’ FotoMontazh

Arrestohet administratori i firmës “ELBA GAS” ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm ditën e djeshme në zonën e ish-Metalurgjikut, në qytetin e Elbasanit, nga i cili mbetën të plagosur shtatë punonjës të fabrikës, tre prej tyre në gjendje të rëndë në spital.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë administratori Y.P 54 vjeç.

Tre prej të plagosurve nga shpërthimi janë Qemal Mullaku, Eduard dhe Osman Bendaj (babë e bir). Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në kompaninën "ELBA GAS" në pronësi të Agim Gegës, me objekt aktiviteti "Tregtim me pakicë të gazit" duke lënë të plagosur disa prej punonjësve.

Dyshohet se ka qenë shpërthimi i një tubi oksigjeni, pikërisht në repartin e oksigjenit, që ka shkaktuar ngjarjen duke lënë të plagosur punonjësit.

Njoftimi i policisë: Policia e Elbasanit vë në pranga administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan, në të cilin, gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, bëjmë me dije se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Lexo edhe: DETAJE nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi Elbasanin: 7 punonjësit e kompanisë 'ELBA GAS' në spital, 3 në gjendje të rëndë (EMRAT-SI NDODHI NGJARJA) 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave
Rama publikon FOTO-ALBUMIN e rindërtimit të shkollave të shkatërruara nga tërmeti dhe shkruan: Në 26 nëntor do presin nxënësit e parë »
Article Logic
Execution time: 0.010990142822266
array(1) { ["section"]=> string(105) "shperthimi-i-fuqishem-me-7-te-plagosur-ne-elbasan-vihet-ne-pranga-administratori-i-firmes-elba-gas-214686" }