Shpërthimi i fuqishëm me 9 të vrarë, si i shpëtoi ministri Daçiç sulmit në Somali

Publikuar tek: rajon, më 07:32 23-05-2019 Shpërthimi i fuqishëm me 9 të vrarë, si i shpëtoi ministri Daçiç sulmit në Somali

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pasi një makinë shpërtheu pranë një pikë kontrolli në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

Ish ministri i jashtëm Hussein Elabe Fahiye, i cili ishte një këshilltar i presidentit aktual, ishte mes të vrarëve. Kapiteni Mohamed Hussein tha për Associated Press se 13 të tjerë u plagosën dhe shumica e viktimave ishin ushtarë.

Ndërkohë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur makina me plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.

Sakaq, kreu i diplomacisë serbe është prononcuar për Tanjug, ku është shprehur se u dëgjua një shpërthim i fuqishëm dhe në ndërkohë u tha se ishte një sulm në të cilin kishte shumë të vdekur dhe të plagosur dhe se mezi i kishin mbijetuar.

Sipas Blic, Daçiç shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulm terrorist, për fat të mirë 10-15 minuta më parë.

Daçiç shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez. Ministri i Jashtëm shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021451950073242
array(1) { ["section"]=> string(87) "shperthimi-i-fuqishem-me-9-te-vrare-si-i-shpetoi-ministri-dacic-sulmit-ne-somali-165367" }