Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas lajmit të shpërthimit të bombulës në shkollën 9-vjeçare "Ndre Mjeda" në qytetin e Shkodrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, ata e kanë mohuar ngjarjen duke thënë se nuk ka pasur shpërthim, por vetëm një prishje të çelësit të furnellës.
Nga ana tjetër, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, kanë shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale për t'u bashkuar në protestën për heqjen e gazit në shkollë, pasi rrezikohet jeta e fëmijëve.
Njoftimi i plotë:
Nuk behet fjale per shperthim te bombules. Behet fjale per prishje te celesit te furnelles, per shkak te perdorimit jo te duhur te rregullt te ndezjes se stufes se stufes së gazit.
Nga Drejtoria e shkolles jemi njoftuar me kerkese per zevendesimin e furnelles dhe eshte zevendesuar sot paradite.
Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zevendesojme ngrohjen me gaz neper shkolla, nje trashegimi e keqe. Shkolla “Ndre Mjeda” eshte nder ato shkolla qe eshte projektuar per t’u zevendesuar.
Ne vitin 2015 kemi patur 53 shkolla qe furnizoheshin me taz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18.
Ndersa Prinderit permes postimeve ne rrjete sociale paralajmërojnë proteste per heqjen e ngrohjes me gaz ne shkolla.