Shpërthimi i raketës së SpaceX, dyshime për sabotazh nga kompania rivale

Publikuar tek: bota, më 17:52 05-10-2016 Shpërthimi i raketës së SpaceX, dyshime për sabotazh nga kompania rivale

Kompania private e Elon Musk, SpaceX, pësoi një nga goditjet më të rënda ndër vite pas shpërthimit të raketës Falcon 9 gjatë mbushjes rutinë në Cape Canaveral të Floridas.

Shpërthimi nga shkaqe të papërcaktuara ende shkatërroi jo vetëm raketën por edhe satelitin e Facebook, Amos-6, me vlerë rrerth 200 milion dollarë.

Por shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, hedh dyshimet teksa shkaqet e shpërthimit të 1 shtatorit janë të komplikuara dhe nuk përjashton mundësinë e ndonjë sabotazhi, raporton Newsbomb.al.

Në shënjestër është kompania rivale United Launch Alliance (ULA), ndërtesa gjigante e së cilës ndodhet vetëm pak kilometra nga vendi ku shpërtheu raketa. Sipas raportimeve, dëshmitarët kanë terguar se vetëm pak çaste përpara se raketa të shpërthente, një hije e zezë u shfaq në taracën e godinës së ULA.

Scresdf433fsdfshot_1.jpg

Menjëherë pas shpërthimit, punonjësit e SpaceX, kërkuan të investigonin taracën e godinës së kompanisë rivale por iu mohua hyrja.

Në një postim të tijin në Twitter, Elon Musk thotë ser shkaqet janë ende të paqarta dhe shpërthimi ishte goditja më e rëndë në 14 vite, por ajo që e bën dhe më misterioze çështjen është postimi i tij i fundit ku thotë se “Po vazhdojmë të hetojmë shprthimin, dhe sidomos origjinën e zhurmës së një shpërthimi të vogël pak çaste para katastrofës”.

Vetëm pak javë më pas Musk prezantoi planet ambicioze për të kolonizuar Marsin, ndërsa i pyetur nga gazetarët për shpërthimin ai tha se “ishte vetëm një gjë e vogël në rrugën e gjatë. Me shumë mundësi do të kemi edhe dështime të tjera në të ardhmen.” /a.l, Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet gjurma gjigante e titanosaurit, shkencëtarët: Drejt zbulimit të sjelljes së kafshëve parahistorike
Në një debat parlamentar kryeministrja luan… Pokemon Go! »
Article Logic
Execution time: 0.011065006256104
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperthimi-i-raketes-se-spacex-dyshime-per-sabotazh-nga-kompania-rivale-55191" }