Policia jep detaje nga shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë te ish-drejtoria e Higjienës në Tiranë, pranë Ambasadës Amerikane.
Burime nga policia bëjnë me dije se shpërthimi nuk është bërë me tritol, por më një lëndë tjetër, e cila nuk është konfirmuar ende.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur 1 person. I plagosuri është identifikuar si Gentian Hoxha, 33 vjeç, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.