Shpërthimi me eksploziv në Durrës, rrëfen biznesmeni: Unë e di pse donin të më hidhnin në erë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:43 09-05-2017 Shpërthimi me eksploziv në Durrës, rrëfen biznesmeni: Unë e di pse donin të më hidhnin në erë

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një lokal rrëfen në polici pronari i biznesit.

Ngjarja ndodhi në orët e natës në lokalin e Fetah Mataj në lagjen numër 15 në Porto Romano.

Ai ka deklaruar në polici se shpërthimi nga autorët ka ndodhur për presion.

“Isha në gjumë kur ndodhi shpërthimi. E kanë bërë për të më frikësuar, por s’kam frikë nga askush”, u shpreh Mataj, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë konflikt dhe se qarkullon i lirë nëpër qytet.

Fetah Mataj është një person i njohur për policinë, pasi njihet si person me precedent penal dhe se ka kryer një dënim prej 10 vitesh. Para pak kohësh është liruar nga burgu. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. 

 

Në foto-Fetah Mataj

11.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia zbulon parcelën me kanabis, vë në pranga 4 të moshuar, më i vjetri 80 vjeç
Nisma "Dhuro Dashuri" dhe Spitali Amerikan mbështesin familjet e varfëra, aksion në disa zona »
Article Logic
Execution time: 0.011372804641724
array(1) { ["section"]=> string(97) "shperthimi-me-eksploziv-ne-durres-rrefen-biznesmeni-une-e-di-pse-donin-te-me-hidhnin-ne-ere-77968" }