Shpërthimi me tritol/ Fqinji i Alfred Nomanit: Dera e hekurt ishte mbyllur

Publikuar tek: aktualitet, më 08:53 14-02-2015 Shpërthimi me tritol/ Fqinji i Alfred Nomanit: Dera e hekurt ishte mbyllur Armando Frengjaj

Armando Frengjaj, fqinji I ish-komisarit të Policisë, Alfred Nomani, në pallatin e të cilëve ndodhi shpërthimi me tritol, thotë se mund të kenë qenë dy persona që e kanë vendosur eksplozivin. Frengjaj tregon se porta e hekurt ka qenë e mbyllur, pas një atentati disa kohë më parë po banesës së Nomanit dhe beson se tritoli është vënë nga kati më poshtë, ku njëri prej tyre e ka ngritur në krah personin që e ka vendosur.

“Ajo që nuk kuptojmë ne është se si e kanë vënë autorët tritolin, sepse kati ynë ka qenë i mbyllur me derë hekuri dhe për këtë arsye mendoj se kanë qenë dy persona; njëri ka vënë tritolin dhe tretri e ka mbajtur nga poshtë, sepse mënyrë tjetër nuk kanë patur’’, thotë Frengjaj për Gazetën Shqiptare.

Më 10 shkurt u vendos 400 gramë tritol në sheshpushimin e katit të 5 të pallatit në rrugën ‘’Arben Minga’’, ku banonte Nomani. Nuk pati të lënduar në njerëz përveç dëmeve material. Policia është duke hetuar, por ende nuk ka një konkluzion final për personat që kanë kryer aktin dhe mënyrën se si e kanë vendosur eksplozivin. Familja e Nomanit ndodhej në Amerikë, ndërkohë që vetë ai nuk ishte në shtëpi pasi kishte udhëtuar drejt Korçës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohen për gjobëvënie, arrestohen 2 të rinj
Pa drita 560 famije në Kamëz, OSHEE: S'kanë paguar faturat »
Article Logic
Execution time: 0.011600017547607
array(1) { ["section"]=> string(77) "shperthimi-me-tritol-fqinji-i-alfred-nomanit-dera-e-hekurt-ishte-mbyllur-3284" }