Foto nga vendi i ngjarjes
Mbrëmjen e djeshme një shpërthim me tritol tronditi qyetetin e Burrelit. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen "Partizani", përballë shkollës 9-vjeçare ‘31 Korriku’.
Policia sqaroi se lënda plasëse u hodh në këtë lokal rreth orë 22:05 të mbrëmjes së djeshme.
Në momentin e hedhjes së tritolit brenda në lokal ishte personi që e kishte marrë me qira ambjentin. Sipas policisisë Selim Lika 35-vjeç e ka ndjerë erën e fitilit zjarrpërcjellës dhe ka dalë menjëherë nga lokali. 35-vjeçari i shpëtoi kështu atentatit.
Dyshohet se tritoli është hedhur nga dritarja e tualetit të lokalit. Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.