Shpërthimi në Bejrut, Erdogan bën deklaratën e fortë: Ka të dhëna që flasin për raketa...

Publikuar tek: bota, më 07:17 08-08-2020 Shpërthimi në Bejrut, Erdogan bën deklaratën e fortë: Ka të dhëna që flasin për raketa... Pamjet e Bejrutit te shkaterruar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, bëri deklarata të forta në lidhje me shpërthimin e pak ditëve më parë në Liban, i cili shkaktoi më shumë se 150 të vdekur dhe 5 000 të plagosur.

Deri më tani autoritetet libaneze janë shprehur se shpërthimi ndodhi nga nitrati në fabrikën e fishekzjarreve, por Erdogan përmendi edhe një version tjetër, atë të shpërthimit të raketavetë fshehura aty.

“Ky shpërthim është i dyti i kësaj përmase vitet e fundit në Beirut, pas vrasjes së kryeministrit Hariri. Sigurisht, ky i fundit kishte përmasa më të mëdha. Ne jemi duke punuar, po ashtu edhe shërbimet tona sekrete. Ka të dhëna se shpërtheu nitrati, të dhëna të tjera flasin për raketa, ende nuk e dimë saktësisht këtë. Për aq sa nuk kemi diçka të sigurt, nuk na shkon neve politikanëve që të bëjmë deklarata të nxituara”, tha Erdogan.

Lideri turk është i dyti që i jep krahë konspiracionistëve pas deklaratës së bujshme të Donald Trump, i cili shpërthimin e cilësoi si një “sulm” dhe jo incident. Pas Trump reagoi Departamenti i Mbrojtjes, i cili tha se nuk ka të dhëna të plota nëse kishim të bënim me një sulm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080599784851074
array(1) { ["section"]=> string(91) "shperthimi-ne-bejrut-erdogan-ben-deklaraten-e-forte-ka-te-dhena-qe-flasin-per-raketa-216455" }