Shpërthimi në Durrës, kush është policja që i hodhën makinën në erë me tritol (EMRI+FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 26-01-2020 Shpërthimi në Durrës, kush është policja që i hodhën makinën në erë me tritol (EMRI+FOTO)

Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi me tritol që ju vendos gjatë mbrëmjes së djeshme makinës së efektives së polivisë në Durrës.

Mësohet se efektivja e policisë është Ornela Buraku, e cila e ushtron këtë profesion që prej 17 vitesh. 

Pas ngjarjes ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Sakaq, pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës.

Ndërkohë shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe nuk është dëgjuar vetëm në zonën e ish-Kënetës ku ndodhet banesa, por edhe në lagje të tjera duke alarmuar banorët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne  afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007066011428833
array(1) { ["section"]=> string(93) "shperthimi-ne-durres-kush-eshte-policja-qe-i-hodhen-makinen-ne-ere-me-tritol-emri-foto-193172" }