Shpërthimi në Marinëz, Instituti i Shëndetit Publik: Gazrat kancerogjenë, shumë më lart se normat e BE

Publikuar tek: aktualitet, më 08:15 07-06-2015 Shpërthimi në Marinëz, Instituti i Shëndetit Publik: Gazrat kancerogjenë, shumë më lart se normat e BE Shperthimet ne Marinez ne puset e naftes se Bankers ne 1 prill te ketij viti

Banorët e Patoz Marinës janë “gënjyer” më kot nga kompania Bankers ndërkohë që shpërthimet e ndodhura atje dy muaj më parë kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit, dhe jetën e banorëve.

Eksperti Agron Deliu dhe një grup specialistësh të institutit të shëndetit publik, kanë nxjerrë të dhënat duke treguar se niveli i gazrave të rrezikshëm ishte shumë herë më i lartë sesa norma, ndërsa niveli i gazit të embël pra CO2 ishte brenda normës. Sipas analizave të bëra, gazrat me efekt kancerogjen janë disa herë më të larta nga normat. Qeveria, sipas ekspertëve, duhet të kishte ndërhyrë për të larguar banorët.

Gazrat shperthyes si Metan, Butan dhe Propan qe jane gjetur ne Marinez 9 dite pas shperhimit ishin 5 here me te larta sesa norma. H2S ishte 20 fishi i norms Ndersa CO2 ishte brenda normes.

grafiku

Të dhënat e nxjerra nga ekspertët, janë vënë edhe nën fokusin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili në një status në facebook, shprehet se qeveria gënjeu për këtë rast, ndërkohë që u kërkon organeve të shtetit, të hetojnë për këtë krim kundër jetës së banorëve të zonës, siç thotë kryeministri.

Shpërthimet e dy puseve të naftës të kompanisë Bankers ndodhën në 1 prill, rreth orës 6 të mëngjesit. Përveç dëmeve të shumta në shtëpitë e qytetarëve, u shkaktuan dëme të jashtëzakonshme në mjedis. Ministria e Energjetikës, filloi menjëherë kontrollet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vidhnin energjinë arrestohen pesë persona, 8 të tjerë shpallen në kërkim
Arrestohet i shumëkërkuari Taulant Xhini »
Article Logic
Execution time: 0.01134991645813
array(1) { ["section"]=> string(105) "shperthimi-ne-marinez-instituti-i-shendetit-publik-gazrat-kancerogjene-shume-me-lart-se-normat-e-be-12884" }