Shpërthimi në Shën Petersburg, shkon në 14 numri i viktimave, ky është autori

Publikuar tek: bota, më 09:45 04-04-2017 Shpërthimi në Shën Petersburg, shkon në 14 numri i viktimave, ky është autori

Bilanci i viktimave ka ardhur duke u rritur një ditë pas dy shpërthimeve në Rusi.

Deri tani, autoritetet ruse kanë konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 14, ndërsa të të plagosur janë mbi 50 persona.

Dy sulme ndodhën në metro, duke shkaktuar një kasaphanë të vërtetë mes qytetarëve. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur zbulimin e identitetit dhe foton e njërit prej autorëve. Bëhet fjalë për Akbarzhon Jalilov, i cili mendohet të ketë kryer sulmin në metro.

Deri tani dyshohet se kanë qenë dy autorë, si personat përgjegjës të ngjarjes që tronditi Rusinë, ndërsa asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë përsipër sulmin e kryer. 

5-4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010725975036621
array(1) { ["section"]=> string(81) "shperthimi-ne-shen-petersburg-shkon-ne-14-numri-i-viktimave-ky-eshte-autori-74047" }