Shpërthimi në Shkodër, tritoli u vendos në banesën zyrtarit në drejtorinë e rëndësishme (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 06-01-2018 Shpërthimi në Shkodër, tritoli u vendos në banesën zyrtarit në drejtorinë e rëndësishme (EMRI) ilustruese

Zbulohet identiteti i dy personave, në banesën e të cilëve pati shpërthim me lëndë plasëse në lagjen “Tre Herojt” në Shkodër.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Fran Pajës, i cili është shefi i financave në Drejtorinë e Patentave në Shkodër, si dhe vëllait të tij Mark Paja.

Zyrtari i lartë ka deklaruar paraprakisht në polici se nuk ka konflikte dhe se nuk ka një ide se kush mund të fshihet pas këtij akti.

Njoftimi i policisë

Policia bën me dije se më, datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Herojt”  Shkodër, në oborrin e përbashket të banesave të vëllezërve F. P. dhe M. P. është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip Citroen me targë AA 505 BA.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 100 mijë pemë të reja në Tiranë deri në prill, nismës i bashkohen edhe studentët
Mungesa e specialistëve, 4 mjekë të Tiranës shkojnë në Burrel (Si punojnë me rotacion) »
Article Logic
Execution time: 0.010154008865356
array(1) { ["section"]=> string(98) "shperthimi-ne-shkoder-tritoli-u-vendos-ne-banesen-zyrtarit-ne-drejtorine-e-rendesishme-emri-105647" }