Shpërthimi tek farmacia/ Didi: Autorët janë arrestuar, nuk dihet motivi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:58 28-02-2015 Shpërthimi tek farmacia/ Didi: Autorët janë arrestuar, nuk dihet motivi Personat e shpallur në kërkim

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi gjatë një konference për shtyp ka konfirmuar se personat e arrestuar pak ditë më parë janë autorët e dyshuar se kanë shpërthyer tritolin tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Didi është shprehur se në bashkëpunim me Prorkuroinë është bërë e mundur zbulimi i autorëve të ngjarjeve të 10 shkurtit në kryeqyet dhe më pas arrestimi i tyre. I pyetur për motivet që kanë shtyrë këta persona të kryejnë këto veprime, numri një i policisë deklaroi se motivet do të zbulohen kur autorët të merren në pyetje nga Prokuroria.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk është gjetur ende asnjë provë të lidh shpërthimin tek farmacia dhe eksplozivin pranë stacionit të autobusit me eksplozivin tjetër të gjetur në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi në Tiranë.

Ndërsa sa i përket shpërthimit tek shtëpia e komiasarit Alfred Lumani, Didi tha se çështja është në hetim dhe se po verfikohen të gjitha provat për të zbuluar autorët.

Personat e arrestuar:

1. Lumjan (Emiljano) MATMUJA ,27 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal , i dënuar në vitin 2010 me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

2. Ernest GJUTA, 24 vjeç ,lindur në Kukës e banues në Tiranë.

3. Kamber BRUKA, 31 vjeç ,lindur në Kukës e banues në Tiranë .

4. Erjon DULE, 33 vjeç , banues në Tiranë .

Gjithashtu, ne cilësinë e bashkëpuntorëve në kryerjen e këtyre veprave penale u shpallën në kërkim shtetasit ;

1. Vladimir GJUTA, 35 vjeç , lindur në Kukës e banues në Tiranë , person me preçedent kriminal, i arrestuar disa herë nga Policia në kohë të ndryshme për “Kundërshtim me dhunë të Punonjësve të Policisë ,dhe Funksionarëve që kryejnë detyra shtetërore”. Gjithashtu, ky shtetas është nën hetim për organizim dhe vendosje të lëndëve eksplozive ndaj shtetasit A.T në Durrës, si dhe i dyshuar për “Vrasje mbetur në tentativë” në vitin 2013 të një shtetasi në qytetin e Kukësit, si dhe për një sërë veprash të tjera kriminale.

2. Baftjar BRUKA, 24 vjeç , lindur në Kukës banues në Tiranë ,me preçedent kriminal , i hetuar në vitin 2013 për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim , mbetur në tentativë” dhe “Armbajtie pa leje”. Çështje e cila me pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës.


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 4 personat e arrestuar si të dyshuar për vendosjen e tritoleve më 10 shkurt në Tiranë.

Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dula dyshohen se janë autorët e shpërthimit me tritol tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vendosjen e ekspolizivit tek stacioni i autobusit në rrugën "Muhamet Gjollesha" në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje në kërkim janë dhe dy persona të tjerë, Vladimir Gjuta dhe nipi i tij Baftjar Gjuta.

“Prokuroria tha se këta persona, dyshohen për veprat penale “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbifaturimet e energjisë, banorët e Bulqizës në protestë
Gjykata e Fierit vendos “arrest me burg” për ish-kryeregjistruesin e Hipotekës »
Article Logic
Execution time: 0.012009859085083
array(1) { ["section"]=> string(73) "shperthimi-tek-farmacia-didi-autoret-jane-arrestuar-nuk-dihet-motivi-4645" }