Pas refuzimit të KQZ-së dhe Kolegjit Zgjedhor që PDIU të mos ketë numërues Shpëtim Idrizi ka reagur në profilin e tij në Facebook. Ai e quan “Luzja” kryetaren e KQZ-së, një emër artistik të cilin e mban njëra nga aktoret e show-t humoristik “Portokalli”.
“Pasi KQZ dhe Luzja votoi 6 herë dhe nuk e gjeti dot se ku ishte PDIU edhe Kolegji Zgjedhor me 5 anëtar, ku jo një parti me grup parlamentar por çdo qytetar i thjeshte kërkon të gjej të drejten, pas 4 orësh i ngujuar nuk e gjeti dot se ku ishte PDIU” , shkruan Idrizi.