Shpëtim Idrizi: S’na zhduku dot Napolon Zerva, jo më kulisat e pushtetit

Publikuar tek: politike, më 19:20 16-01-2018 Shpëtim Idrizi: S’na zhduku dot Napolon Zerva, jo më kulisat e pushtetit

Duke folur në përvjetorin e krijimit të Shoqatës Çamëria, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka deklaruar se partia e tij do të rikthehet më e fortë se kurrë, pavarësisht tentativave për ta zhdukur.

Idrizi u shpreh se “kulisat e pushtetit” janë munduar ta zhdukin këtë forcë politike.

“Janë munduar të na zhdukin 74 mijë votat tona. Ne nuk na zhdukën dot bandat e Napolon Zervës dhe jo më kulisat e pushtetit. Ne do të vazhdojmë të kemi yllin tonë polar, bashkimin kombëtar të gjithë shqiptarëve dhe çështjen e Çamërisë.

Ajo që s’të vret, të bën më të fortë. Ne s’na vrau dot Zerva. Edhe ne do të ringrihemi më të fortë”, deklaroi Idrizi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012947082519531
array(1) { ["section"]=> string(77) "shpetim-idrizi-s-na-zhduku-dot-napolon-zerva-jo-me-kulisat-e-pushtetit-106795" }