Shpëtimi i Alvinit nga kampi sirian, Lleshaj: Koordinim i shkëlqyer me autoriteteve shqiptare dhe italiane, operacioni pas takimit Rama-Conte

Publikuar tek: aktualitet, më 09:58 08-11-2019 Shpëtimi i Alvinit nga kampi sirian, Lleshaj: Koordinim i shkëlqyer me autoriteteve shqiptare dhe italiane, operacioni pas takimit Rama-Conte Sandër Lleshaj në Konferencën e përbashkët për shtyp që po mbahet në aeroportin e Fiumicinos, mes autoriteteve italiane dhe shqiptare

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka dalë në një konferencë për shtyp për mediat italiane, menjëherë pas mbërritjes së Alvinit në në Romë.

Në fjalën e tij Lleshaj, ka folur mbi operacionin e shpëtimit dhe për një koordinim të shkëlqyer mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

'Janë përfshirë ambasada shqiptare në Romë dhe ambasada italiane ne Beirut.

Ka pasur një bashkëpunim maksimal mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, por edhe kontributi i organizatave humanitare.

Për autoritetet policore të Shqipërisë dhe Italisë, autoriteteve të Kryqit të Kuq ndërkombëtar, përshëndes autoritete diplomatike, autoritetet shqiptare që u angazhuan në terren.

Operacioni i shpëtimit ishte shimë i komplikuar. Ky i fundit u realizua pas takimit të kryeministrit Rama dhe homologut të tij italian, Giuseppe Conte.

Kjo çështje po përdoret politikisht për të dhënë ca mesazhe që na vlejnë të gjithë neve.

Alvin Berisha është një rast që na tregon neve se terrorizmi nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Qëllimi është që asnjë formë e dhunës, radikalizmit dhe ekstremizmit mos ketë vend në shoqërinë tonë.

Falenderoj të gjithë që u angazhuan dhe dhanë përpjekje maksimale për shpëtimin e këtij djali shqiptar dhe italian', tha Lleshaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028888940811157
array(1) { ["section"]=> string(148) "shpetimi-i-alvinit-nga-kampi-sirian-lleshaj-koordinim-i-shkelqyer-me-autoriteteve-shqiptare-dhe-italiane-te-punojme-qe-te-zhdukim-terrorizmin-185129" }