Tre personat e izoluar në një galeri kromi janë transportuar me helikopter pak minuta më parë.
Helikopteri i Forcave të Armatosura ka fluturuar drejt Iballës në Pukë duke bërë të mundur transportimin e tyre drejt një vendi të sigurtë.
Helikopteri i dytë Cougar është në mision për në fshatin Konaj të Fan-it për shpëtimin e një gruaje shtatzënë.
Më herët Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë nga ajri dhe në dy raste të tjera, duke shpëtuar jetën e një personi në Koman dhe një personi tjetër në Tepelenë. Aktualisht angazhimi i FA vijon dhe në terren me mjete dhe njerëz.