Shpëtojnë efektivët e ngecur në kanion, pas përpjekjeve të dështuara me helikopter dhe alpinistë të RENEA-s, s’do ta besoni kush u bë heroi i ditës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 12-05-2017 Shpëtojnë efektivët e ngecur në kanion, pas përpjekjeve të dështuara me helikopter dhe alpinistë të RENEA-s, s’do ta besoni kush u bë heroi i ditës (VIDEO)

Pas përpjekjeve të vazhdueshme me helikopterë dhe alpinistë të forcave të RENEA-s shpëtojnë dy efektivët e policisë të bllokuar mbi kanionet e Nivicës në Tepelenë. Heroi i ditës u bë një person që s’pritej.

Një bari zonës.

Ishte pikërisht bariu i zonës, i cili bashkë me disa efektivë të policisë përmes shtigjeve që vetëm fshatari i zonës i dinte kanë gjetur rrugën dhe kanë shpëtuar dy efektivët e bllokuar në majë të kanionit që prej natës së mbrëmshme. 

Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative  së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në këtë territor. 

Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara.  Punonjesit e policise janë perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve. Menjëherë janë marrë masa nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë.

Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë. Mëngjesin e sotëm, kanë vijuar përpjekjet me alpinistët e RENEAs për të shkuar në ndihmë të dy punonjësve të Policisë, por përsëri ka qenë e pamundur per shkak te terrenit.

Ne drejtim të tyre është nisur helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e ka të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit.

Të dy punonjësit e Policisë kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Punëve të Brendshme, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe me strukturat drejtuese të Policisë Vendore dhe jane jashte rrezikut për jetën.

Rreth orës 12.25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin,  pasi nga ajëri helikopteri për shkak të erës së fortë  nuk është futur dot. Punonjësit e Policisë  tashmë  kanë dalë nga zona me rrezik  duke vijuar lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre, ku paraprakisht të dy  janë mirë.

 

 


video-1494586685 by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më jep para ose të publikoj fotot nudo”, kavajsi kërcënon minorenen, por e pëson keq
Shkollë e re në Bërzhitë, Veliaj: Investimet i shpërndajmë si familje nikoqire »
Article Logic
Execution time: 0.010380983352661
array(1) { ["section"]=> string(157) "shpetojne-efektivet-e-ngecur-ne-kanion-pas-perpjekjeve-te-deshtuara-me-helikopter-dhe-alpiniste-te-renea-s-s-do-ta-besoni-kush-u-be-heroi-i-dites-video-78389" }