Shpëton për ‘’mrekulli’’ nga vrasja me gurë, ISIS-i i fal jetën gruas

Publikuar tek: bota, më 11:42 02-02-2015 Shpëton për ‘’mrekulli’’ nga vrasja me gurë, ISIS-i i fal jetën gruas

Kërkuan ta vrisnin me gurë në mes të sheshit në Raqqa por nuk ia dolën. Banorët dhe xhihadistët e ISIS-it e goditën gruan, që sipas tyre kishte kryer tradhëti bashkëshortore në kryeqytetin sirian të Shtetit Islamik dhe më pas e lanë aty, të bindur se kishte vdekur.

Por ajo, duke i befasuar të gjithë, u ngrit dhe u përpoq menjëherë të largohet me vrap. Një “mrekulli” kjo që detyroi xhihadistët e ISIS,që t’ia kursejnë jetën, duke qenë se falja e një viktime të një  ndëshkimi hyjnor është një detyrim. Gruaja u la e lirë të largohet, me kusht që të pendohej.

Ngjarjen e pabesueshme në Raqqa e ka rrëfyer Observatori sirian për të drejtat e njeriut. Gruaja, e dënuar me vrasje me gurë për kryerje tradhëtie bashkëshortore, nisi të qëllohet nga ekstremistët islamikë “deri kur besuan se ajo kishte vdekur”. Por sapo u ndalën, ajo u ngrit dhe u përpoq të largohet. Një xhihadist u mat ta qëllojë me armë, por u ndal nga një ekspert i ligjit islamik, sipas të cilit ishte dëshira e Zotit që të mos vdiste.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033222913742065
array(1) { ["section"]=> string(69) "shpeton-per-mrekulli-nga-vrasja-me-gure-isis-i-i-fal-jeten-gruas-2122" }