Shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, pushohet çështja ndaj 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 26-10-2020 Shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, pushohet çështja ndaj 3 gjyqtarëve të akuzuar për korrupsion

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen e tre gjyqtarëve që i rrëzuan burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit.

 Tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli po hetoheshin për korrupsion pasi pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë me akuzën e vrasjes në së oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Por tre gjyqtarët, i pranuan gjykimin e shkurtuar dhe si rrjedhojë dënimi u ul në 25 vite burg.

Sipas informacioneve për mediat, gjykata vendosi pushimin e çështjes për 3 gjyqtarët me argumentin se nuk gjenden elementë të veprës penale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria’, Rama niset drejt Libanit: Qeveria duhet të jetë atje. Na duhet të kalojmë përmes kanaleve...
Transportonin lëndë drusore të paligjshme, procedohen penalisht 2 persona në Mirditë »
Article Logic
Execution time: 0.0048689842224121
array(1) { ["section"]=> string(115) "shpetuan-nga-burgimi-i-perjetshem-dritan-dajtin-pushohet-ceshtja-ndaj-3-gjyqtareve-te-akuzuar-per-korrupsion-225221" }