Shpikja më e fundit e teknologjisë, krijohet maska që ‘vret’ koronavirusin

Publikuar tek: bota, më 23:00 25-10-2020 Shpikja më e fundit e teknologjisë, krijohet maska që ‘vret’ koronavirusin

Inxhinierët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçuset (MIT) kanë ideuar dhe realizuar një maskë që filtron dhe çaktivizon koronavirusin, duke zvogëluar rrezikun e infektimit.

Sipas Sci-Tech Daily, maska është e ripërdorshme dhe përfshin një rrjetë bakri të nxehtë, e cila funksionon me një bateri.

Rrjeta dhe temperaturat e larta shpërbëjnë grimcat virale të virusit, ndërsa ajri qarkullon normalisht për personin që mban maskën.

“Ky është një koncept krejtësisht i ri. Kjo maskë nuk e bllokon virusin, në të vërtetë. Ajo lejon që virusi të kalojë nëpër maskë, por ngadalëson ndjeshëm dhe e inaktivizon atë”,- tha Michael Strano, një nga profesorët e MIT.

Strano vuri në dukje se maskat që njerëzit mbajnë tani i mbrojnë ata nga infektimi, por askush në të vërtetë nuk mendon për çaktivizimin e virusit dhe sterilizimin e ajrit.

Studiuesit po planifikojnë të fillojnë testimin për maskat shumë shpejt, pasi ato tashmë kanë filluar ndërtimin e prototipave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca tejkalon parashikimet, mbi 52,000 raste me Covid-19 në një ditë (SHIFRAT E PËRGJITHSHME)
Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh, ndihmon pacientët që trajtohen nga kanceri »
Article Logic
Execution time: 0.013405084609985
array(1) { ["section"]=> string(78) "shpikja-me-e-fundit-e-teknologjise-krijohet-maska-qe-vret-koronavirusin-225137" }