Shpimet në Berat për naftën, Tushaj inspekton punimet: Së shpejti rezultate edhe në Shpirag 3

Publikuar tek: aktualitet, më 16:28 08-02-2017 Shpimet në Berat për naftën, Tushaj inspekton punimet: Së shpejti rezultate edhe në Shpirag 3

Drejtori  Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të këtij institucioni, inspektoi punimet e kompanisë SHELL në Shpirag, pjesë e bllokut 2-3 të naftës.

Pusi në Shpirag 3, i cili shpohet në bazë të marrëveshjes hidrokarbure midis shtetit shqiptar dhe kompanisë hidrokarbure  “Royal Dutch Shell”, pritet që shumë shpejt të konfirmojë  përmasat e zbulimit  të naftës në këtë Bllok.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Viktor Tushaj  u shpreh entuziast për këtë arritje, çka sipas tij, merr përmasat e një strategjie kombëtare.

“ Optimizëm në sytë drejtuesve të kompanisë por edhë në stytë tanë. Një punë kolosale për një shfrytëzim racional të këtij vendburimi me rëndësi strategjike kombëtare”, deklaroi  Tushaj.

Zbulimi i naftës në pusin Shpirag 3 është në vazhdën e zbulimeve më të hershme në zonën e Beratit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Bllofi” i Prokurorisë, thotë se Hasanapapaj u arratis pas atentatit ndaj Çapjes, por 19 vjeçari ndodhej në qelitë e Elbasanit
6 ditë të bllokuar, ndërpriten kërkimet për tre jetët e minatorëve në Bulqizë »
Article Logic
Execution time: 0.011207103729248
array(1) { ["section"]=> string(97) "shpimet-ne-berat-per-naften-tushaj-inspekton-punimet-se-shpejti-rezultate-edhe-ne-shpirag-3-68113" }