Shpirti shqiptar ngadhënjen mbi tragjedinë, video rrëqethëse nga Kosova, gruaja me kancer dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti

Publikuar tek: aktualitet, më 02:38 27-11-2019 Shpirti shqiptar ngadhënjen mbi tragjedinë, video rrëqethëse nga Kosova, gruaja me kancer dhuron 50 euro për të prekurit nga tërmeti Moderatori i emisionit ne Klan Kosova, Alaudin Hamiti i perlotur nga telefonata e gruas pejane me kancer

Solidariteti dhe humanizmi i shqiptarëve të Kosovës në tragjedinë që përfshiu mëngjesin e së martës Shqipërinë nuk ka të ndaluar.

Një situatë shumë emocionuese dhe rrënqethëse ndodhi në studion televizive të Klan Kosovës mbrëmjen e sotme, teksa një grua nga Peja e cila vuante nga kanceri kërkoi që të kontribuonte me 50 euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Moderatori i emisionit, Alaudin Hamiti, por edhe të pranishmit e tjerë në emision, shpërthyen në lot dhe u prekën nga gjesti human dhe dashamirës për jetën nga ana e zonjës pejane.

Që në orët e para pas tërmetit i cili deri tani ka shkaktuar 24 viktima dhe ende disa të zhdukur nën rrënoja, shqiptarët e Kosovës por edhe të trevave të tjera e të diasporës janë sensibilizuar dhe janë mobilizuar me ndihma për të prekurit nga kjo tragjedi.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), forcat zjarrëfikëse, qindra vullnetarë, dhjetra, qindra autobusë e mjete transporti nga qytete të ndryshme të Kosovës, të pajisura me ndihma të ndryshme, kanë ardhur në zonat më të prekura nga tërmeti për të qenë në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Vetëm 20 vjet më parë gjatë kohës që regjimi i Millosheviçit bënte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, Shqipëria hapi dyert e mikpritjes për bashkëkombësit e tyre.

Kësaj rradhe shqiptarët e Kosovës po vijnë tek ne jo si të dëbuar nga regjimi serb, por për të qenë pranë nesh në një nga ditët më të vështira tona. Sepse ne jemi të njëjtë dhe sepse dëshira për jetën e solidariteti janë mbi të gjitha, prandaj rroftë Jeta!/ Newsbomb.al.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027997016906738
array(1) { ["section"]=> string(137) "shpirti-shqiptar-ngadhenjen-mbi-tragjedine-video-rreqethese-nga-kosova-gruaja-me-kancer-dhuron-50-euro-per-te-prekurit-nga-termeti-187458" }