Shpjegohet Tahiri: Interpoli nuk funksionoi për Frrokun, Didi dha shembull se po rilindim

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 31-03-2015 Shpjegohet Tahiri: Interpoli nuk funksionoi për Frrokun, Didi dha shembull se po rilindim Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për shtyp ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Interpol Tiranën, ka komentuar dorëheqjen e Didit si dhe ka deklaruar se do kallëzojë shpifësit duke shprehur neveri ndaj tyre. Sipas Tahirit sistemi me Interpolin nuk ka funksionuar në rastin e Frrokut, duke bërë që praktika të mos zhvillohej në kohën e duhur.

“Por sistemi nuk ka funksionuar si duhet. Praktika nuk është zhvilluar në kohën e duhur. Për këtë ngrita një grup inspektimi. Pas një inspektimi paraprak u konkludua se nuk ishin zbatuar procedurat e ligjit prandaj u nis ndjekja penale ndaj dy personave. Ata pritet të japin shpjegimet e tyre në organet e drejtësisë.”, deklaroi sot Tahiri, duke shtuar se aq sa ndjehet keq për atë që ka ndodhur po aq ndjehet mirë nga forca reaguese e korrektuese e sistemit.

Tahiri ka komentuar me superlativa dorëheqjen e drejtorit Didi, duke e cilësuar si akt ‘’për të dhënë mesazhin e fortë të policisë së shtetit se ne po rilindim ashtu siç presin qytetarët’’. “Sot drejtori i  policisë së shtetit ka dhënë një tjetër shembull, ka marrë përsipër mosveprimin e zyrës së Interpolit për deputetin Mark Frroku. Së bashku me Didin kemi arritur të ngremë  një nivel bashkëpunimi dhe kthim të besimit të partnerëve ndërkombëtare si dhe forcë goditëse ndaj sistemit kriminal.Dua të theksoj përgjegjësinë e Didit për të dhënë mesazhin e fortë të policisë së shtetit se ne po rilindim ashtu siç presin qytetarët. Kam punuar 18 muaj mes ditës dhe natës për të bërë realitet misionin e policisë së shtetit. Akt përgjegjësie në respekt të çdo qytetari që beson tek policia.”, e ka komentuar Tahiri Didin, duke mos dhënë gjatë deklaratës detaje se kush do e zëvendësonte atë.

Tahiri tha se kemi të bëjmë me ‘’forcë shembulli e jo shembull force’’Kjo shumicë parlamentare, qeveria, kryeministri, unë si min i Brendshëm jemi të angazhuar çdo ditë për të rilindur Shqipërinë. J shembull i forcës por forca e shembullit është ajo që investojmë çdo ditë. Besoj se në më shumë se një rast e kemi treguar se për ne nuk ka një ligj për veten dhe një për të tjerët. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Jemi të bindur se qytetarët nuk na gjykojnë dhe vlerësojnë vetëm për punët që bëjmë mirë. Në situatat kritike ne dimë të bëjmë diferencën me të shkuarën, kur kishte një ligj për qytetarët dhe një për të pushtetarët. Nuk e kemi thënë kurrë se jemi të pagabueshëm.”, u shpreh Tahiri.

Ministri deklaroi publikisht edhe padinë që do t’u bëjë shpifësve për këtë situatë. “E kam të pamundur të mos shpreh neverinë time më të ndjerë ndaj atyre që shpifin.  Dikur shpiknin komplote me gazetarë e puçe. Do çojmë kallëzim dhe si për gjyqin që po bëhet, do thonë se nuk kemi prova.”, përfundoi Tahiri duke shmangur pyetjet e gazetarëve. 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi
Ja dokumentet që vërtetojnë gënjeshtrën e prefektes së Vlorës për koncensionet »
Article Logic
Execution time: 0.01154088973999
array(1) { ["section"]=> string(92) "shpjegohet-tahiri-interpoli-nuk-funksionoi-per-frrokun-didi-dha-shembull-se-po-rilindim-7445" }