Shpresat te Presidenti për zgjidhjen e krizës politike, Çipa: Zgjedhjet do të shtyhen

Publikuar tek: politike, më 21:57 31-03-2019 Shpresat te Presidenti për zgjidhjen e krizës politike, Çipa: Zgjedhjet do të shtyhen

Presidenti Ilir Meta duket se shihet si mundësia e fundit për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Analisti, Aleksandër Çipa, i ftuar në RTV Ora thotë se Meta përkundër qëndrimeve të tij publike i ka të gjitha hapësirat të ngrihet në nivelin mbi palët dhe të bëjë të mundur komunikimin mes protagonistëve të krizës.

“Është momenti që Presidenti i Republikës edhe pse në momente të caktuara dhe në qëndrime publike të tij duket sikur e ka prishur të ashtuquajturin pozicionin e personit institucional asnjanës përsëri ka hapësira dhe mundësi të ndërmarrë një nismë të tillë për të krijuar mundësinë e  komunikimit midis palëve që janë protagonistë të krizës aktuale të vendit”, u shpreh Çipa.

Një zgjidhje pa ndërmjetës e sheh të vështirë, ashtu edhe ndërhyrjen nga ndërkombëtarët.

“Shpresoj se ka mbetur diçka, ndonëse historia e politikbërjes ka dëshmuar se në shumë momente kyçe ka munguar ose është zhbërë, është injoruar dhe nuk është përdorur për funksione të konstruktivizimit politik.Deri tani kemi disa deklarata nga përfaqësues ndërkombëtar dhe institucional jo vetëm të Brukselit por dhe SHBA, të cilët i kërkojnë lidershipit  partiak dhe politik të vendit të mos dalë nga shinat dhe pistat e sjelljes dhe veprimit institucional.Opozitës i mëshohet në sensin kritik për veprimin e marrë të braktisjes së parlamentit.Nëse ruhet kjo sjellje e Perëndimit atëherë klasa jonë politike në mënyrë të arsyeshme dhe në përgjegjshmërinë e fundme të mbetur prej tyre do të futet në sjelljen politike”, tha Çipa.

E ndërsa situata është në ngërç, Çipa parashikon shtyrjen e procesit zgjedhor por jo anulim apo bojkot të zgjedhjeve vendore.

“Duket se do të kemi një shtyrje të procesit zgjedhor si afat kalendarik por nuk mund të kemi sabotimin dhe anulimin e procesit të zgjedhjeve vendore, kjo është antikushtetuse dhe zhbën përfundimisht institucionet e politikbërjes dhe të konkurimit politik të vendit.

Palët politike ko krijojnë një kontekst të komunikimit të tyre politik për një marrëvshje e cila do ta nxjerrë situatën nga ky ngërç që e kanë vetëkrijuar.Pas hapit të shumicës që e shfrytëzoi këtë kazus të krijuar nga opozita duke bërë plotësimin e vendeve vakant që u lanë nga opozita zyrtare pas tërheqjes së mandateve opozita është duke e peshuar dhe mirëmenduar veprimin politik të vakumit që shkaktoi në përfaqësimin e parlamentit.Pasoja më e madhe është për opozitën”, përfundoi Çipa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028769016265869
array(1) { ["section"]=> string(90) "shpresat-te-presidenti-per-zgjidhjen-e-krizes-politike-cipa-zgjedhjet-do-te-shtyhen-158647" }