Shpresë në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid dhe 46 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 14:17 30-09-2020 Shpresë në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid dhe 46 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Asnjë viktimë nuk është raportuar në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 580 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 46 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 625 person kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.620.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090270042419434
array(1) { ["section"]=> string(94) "shprese-ne-kosove-asnje-viktime-nga-covid-dhe-46-raste-te-reja-gjate-24-oreve-te-fundit-222222" }