Shpresë në Maqedoninë e Veriut, bie ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve (SHIFRAT E PLOTA)

Publikuar tek: rajon, më 13:57 06-07-2020 Shpresë në Maqedoninë e Veriut, bie ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve (SHIFRAT E PLOTA) Ilustruese

Në Maqedoninë e Veriut është rikthyer shpresa, pasi ditën e sotme numri i viktimave dhe të infektuarve është ulur ndjeshëm.

Autoritetet maqedonase raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 346.

Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 78 persona të infektuar, ndërsa janë shëruar 172 persona.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shënuan 7 viktima dhe 115 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut 346 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 7,125 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091888904571533
array(1) { ["section"]=> string(105) "shprese-ne-maqedonine-e-veriut-bie-ndjeshem-numri-i-viktimave-dhe-i-te-infektuarve-shifrat-e-plota-213008" }