Shpresë në Maqedoninë e Veriut, ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve (SHIFRAT)

Publikuar tek: rajon, më 14:24 03-08-2020 Shpresë në Maqedoninë e Veriut, ulet ndjeshëm numri i viktimave dhe i të infektuarve (SHIFRAT) Ilustruese

Duket se situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt stabilizimit.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 3 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 500.

Sakaq, është ulur ndjeshmë dhe numri i të infektuarve. Gjatë ditës së fundit janë testuar 689 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 74 prej tyre.

Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoni 500 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, nërsa numri i përgjithëm i të infektuarve ka shkuar në 11.128.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011384010314941
array(1) { ["section"]=> string(98) "shprese-ne-maqedonine-e-veriut-ulet-ndjeshem-numri-i-viktimave-dhe-i-te-infektuarve-shifrat-215932" }