Shpresë për beben 2 muajshe Esrën, operohet në kokë pasi paratë u mblodhën brenda javës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:19 23-10-2020 Shpresë për beben 2 muajshe Esrën, operohet në kokë pasi paratë u mblodhën brenda javës

Sot ka arsye që prindërit e Esrës vetëm 2 muajshe të gezojnë sepse falë ndihmës së shqiptarëve për ndërhyrjen e saj në kokë u siguruan fondet e duhura.

E ëma e saj Erjola të premten e kaluar apeloi për ndihmë duke thënë se i duheshin 10.000 euro për valvulën në kokë. Esra po përkeqësohej dita-ditës dhe kishte nevojë emergjente për një ndërhyrje të dytë në kokë. “Vajza ka bërë një ndërhyrje të parë duhet një ndërhyrje të dytë që të funksionojë truri, pra ka sasi lëng në tru më shumë sesa duhet ose në gjuhë popullore ka ujë në kokë. Nëse nuk bëhet operacion truri dëmtohet, mund të japi probleme në shikim, në dëgjim, kudo, nuk flet dot, i jep paralizë, deri në vdekje.

Vajza duhet të vendosi një valvul në kokë, uji shkarkohet në bark dhe lë aq ujë sa duhet në kokë. Valvula kushton 7 deri në 10 mijë euro, nuk mundem dot pasi gjithë paratë dhe kursimet ne i kemi harxhuar për operacionin e parë”, -tha Erjola. Pasi Elvis Naçi apeloi për ndihmë në studion e shqiptarëve nisën të grumbulloheshin donacionet e para. Gjatë javës Esra u fut në sallën e operacionit.

“Ma kini kujdes të lutëm”, u tha Erjona mjekëve para se foshnja të futej në sallën e operacionit. Siç u kuptua nga rrëfimi që u transmetua në studio, ditët me te mira të Ejonës kanë qenë vetëm muajt e dy shtatezanive, sepse pas lindjes me te dy fëmijët ka pasur probleme shëndetësore.

Eneida Xhelili, moderatorja e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka takuar Erjonën në spital, ajo i ka qëndruar afër si dy shoqe në momentet e vështira kur vajza po i nënshtrohej operacionit.

“Uroj me zemër të dali me sukses, po të eci mirë do isha e plotësuar, djali erdhi përqafoi motrën e vogël dhe shkoi në kopësht, djali e pret Esrën me padurim më porositi më tha qëndroi afër Esrës mos e ler vetëm, Amari nuk është xheloz për të motrën, e do shumë e ruan i qëndron mbi kokë. Është kujdesur gjithmonë, familja po më qëndron afër, vëllain e kam në Kanada, kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Flasim në telefon edhe kur andej është natë, më telefonon më pyet për vajzën. Edhe Amari kur lindi kishte nevojë për oksigjen. Lindi me probleme djali. Gjithmonë i lutesha Zotit ma jep Esrën mirë, dua ta gëzoj. Kjo ndërhyrje që Esra po bën është e vështirë, tubi do përfundojë në bark, kur ajo të rritet duhet të bëjë ndërhyrje sapo të përfundojë rritje e saj. Pjesa në kokë nuk bëhet më nuk do ndërhyhet më në kokën e saj pas kësaj. Dua që ajo të dali mirë nga salla”, i tha Erjona Eneidës teksa po prisnin në ambientet e spitalit.

Edhe Amari e përjeton sëmundjen e Esrës “ajo është tek spitali, unë e dua shumë motrën e përqafoj dhe e puth” shprehet djalit. Edukatorja thotë se djali është i mbyllur në vetvete dhe i qëndron larg teksa nuk ka dëshirë të shkojë në kopësht “Sot e morëm më herët, se duam t’ja heqim mendjen teksa motra operohet, madje edhe emrin djali i vogël ia ka vënë. E puth tek këmbët dhe tek dora por jo tek faqet. Nuk ka kufi mërzitja, më mirë të na kishte rënë neve, mezi presim që vajza të na vijë në shtëpi”,-thotë gjyshi i vajzës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Maska me detyrim rriti shifrat me 50.7%’, Vasili akuza Ramës: Për këtë do mbash përgjegjësi penale
Ndizen dritat në Lungomaren e re të Durrësit, Rama: Më e keqja është pas krahëve, më e mira është ende e gjitha përpara nesh (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013386011123657
array(1) { ["section"]=> string(93) "shprese-per-beben-2-muajshe-esren-operohet-ne-koke-pasi-parate-u-mblodhen-brenda-javes-224926" }