Shpresë për Kinën/ Për herë të parë, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 17:25 19-02-2020 Shpresë për Kinën/ Për herë të parë, numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve (SHIFRAT) Foto nga kina

Për herë të parë që kur është përhapur koronavirusi, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve.

Dje numri i të shëruarve nga koronavirusi shkoi në 1.824 ndërsa numri i të infektuarve ishte 1.749, shifër rekord prej disa javësh.

Ndërkaq, Komisioni Kombëtarë i Shëndetit tha që brenda 15 ditësh numri i të infektuarve në zonën e Wuhan (epiqendra e virusit) është më i ulët nga ditët e mëparshme.

Kujtojmë se në të gjithë botën ka arritur në 2.009 numri i personave që kanë humbur jetën dhe 75 të mijë janë të infektuar.

Së fundmi Rusia ka marrë vendimin që nga data 20 shkurt të mbyllë çdo kufi që e lidh me Kinën.

Përveç Rusisë shumë shtete kanë marrë masa për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067241191864014
array(1) { ["section"]=> string(107) "shprese-per-kinen-per-here-te-pare-numri-i-te-sheruarve-eshte-me-i-larte-se-i-te-infektuarve-shifrat-195769" }