"Shpresoj të na kesh falur ne gazetarëve”, mesazhi pas ndarjes nga jeta të artistit Demir Hyskja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:33 06-08-2016

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori i madh Demir Hyskja. Gazetari Julian Hoxhaj i kërkon ndjesë artistit për lajmin e vdekjes dhënë para kohe nga gazetarët 3 vite më parë, atëherë kur Hyskja u shtrua në spital në gjendje të rëndë.

“Shpresoj të na kesh falur (ne gazetarët), e lus që Zoti të të ketë rezervuar një vend në Parajsë. I pa harruar do të jesh ndër ne, i çmuar për familjen, i pa zvendësueshëm për artin.

U prehsh në paqe Mjeshtër, Artist i Popullit, Qytetar Nderi i Elbasanit, i pa krahasueshmi Demir Hyskja.
Ngushëllime familjes!”, shkruan gazetari në mesazhin e tij të lamtumirës për artistin e madh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024384021759033
array(1) { ["section"]=> string(99) "shpresoj-te-na-kesh-falur-ne-gazetareve-mesazhi-pas-ndarjes-nga-jeta-te-artistit-demir-hyskja-48958" }