“Shqetësim i madh”, qindra luftëtarë të ISIS mund të arratisen nga burgjet ndërkohë që Turqia pushton Sirinë

Publikuar tek: bota, më 12:20 10-10-2019 “Shqetësim i madh”, qindra luftëtarë të ISIS mund të arratisen nga burgjet ndërkohë që Turqia pushton Sirinë Ushtar i ISIS, foto ilustruese

Zyrtarët amerikanë po friksohen për mijëra luftëtarë të ISIS që mund të shpëtojnë nga burgjet siriane pasi personeli gardian kurd po angazhohet në luftime me Turqinë, që lancoi një offensive ushtarake në verilindje të Sirisë, të mërkurën, raporton CNN.

Sulmi i Turqisë ka pasur një efekt të dëmshëm në operacionet ameirkane kundër ISIS, të cilat kanë ndalur në mënyrë efektive në këtë moment, deklaroi për CNN një zyrtar i lartë i departamentit të mbrojtjes në SHBA.

Ofensiva turke, thotë zyrtari, sfidon aftësinë tonë për të ngritur forcat locale të sigurisë, kryerjen e operacioneve të stabilizimit dhe aftësinë e Forcave demokratike siriane për të mbrojtur mbi 11 mijë luftëtarë të rrezikshëm të ISIS.

Presidenti amerikan Trump u pyet të mërkurën lidhur me rrezikun e arratisjes së të burgosurve të ISIS dhe pretendoi se disa prej të burgosurve më të rrezikshëm ishin zhvendosur “duke i vendosur ata në zona të tjera më të sigurta”. Ai hodhi poshtë kërcënimin duke thënë “epo, ata do të shpëtojnë për në Evropë”.

Pavarësisht pohimit të Trump, shkruan CNN, vetëm disa qindra prej të burgosurve besohet se janë në Evropë. Por zyrtarët amerikanë nënvizojnë se lehtësirat e sigurisë janë në pikëpyetje dhe një shqetësim i madh në këtë moment kur Personeli i forcave demokratike siriane janë në vijën e parë të sulmit.

“Forcat demokratike siriane do të fokusohen te luftimet. Frika është se do të bojkotojnë pozicionet e tyre” tha një ndihmës në kongres që mori pjesë në mbledhjen secrete të së martës nga zyrtarët e sigurisë për mbajtjen në burgje të tyre. “Eshtë një situatë e keqe”.

Qindra të burgosur të ISIS mbahen në burgje të improvizuara afër kufirit turk, sipas zyrtarëve të Mbrojtjes së SHBA.

Por për presidentin Trump, në situatën e re të krijuar, gjithcka është punë e Turqisë. “Turqia do të jetë tashmë përgjegjëse për gjithë luftëtarët e ISIS që janë kapur në këto dy vitet e shkuara në valën e sulmit në territorin e Kalifatit nga ana e SHBA” tha në një deklaratë Shtepia e Bardhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073399543762207
array(1) { ["section"]=> string(112) "shqetesim-i-madh-qindra-luftetare-te-isis-mund-te-arratisen-nga-burgjet-nderkohe-qe-turqia-pushton-sirine-181490" }