Akademiku Vasil Tole është indinjuar pas përjashtimit të grupit polifonik “Argjiro”, dhe grupit iso-polifonik të fëmijëve gjirokastritë "Obelisku", nga Festivali i Gjirokastrës.
“Përjashtohet nga pjesëmarrja në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës grupi iso-polifonik i fëmijëve gjirokastritë "Obelisku", shembulli më i keq që mund të jepet për transmetimin e trashëgimisë sonë shpirtërore tek fëmijet dhe të rinjte tanë”, shkruan akademiku Tole i cili prej ditësh bën apel për të reaguar ndaj këtij vendimi të cilin e ka cilësuar si absurd.
“Nuk dinë të këndojnë”, është arsyeja që jep komisioni i cili ka marrë vendimin por kjo për studiuesin është një gjë e pakuptimtë dhe si për të ilustruar këtë publikon një video të grupit të fëmijëve. Festivali Folklorik i Gjirokastrës pas zhvendosjes nga muaji prill do të nisë më datë 10 maj.