Policia italiane ka vënë në pranga një 28 vjeçar shqiptar, pasi ai ishte kthyer në makth për të ish të dashurën e tij.
Kërcënime të vazhdueshme, mesazhe dhe telefonata pa fundjanë gjetur në telefonin e ish-të dashurës.
Por përveç kësaj, e reja ka folur për përndjekje, tentativa për ta prekur dhe puthur në çdo vend që i jepej mundësia. “Do të vras, do ta pres kokën nëse të shoh në krahët e një mashkulli tjetër”,- mësohet t’i ketë thënë shqiptari.
Për shkak të frikës, 27-vjeçarja italiane ishte transferuar në shtëpinë e tezes siç raporton Genova.24. Kur kjo e fundit merr vesh historinë telefonon në numrin 112 duke i dhënë kështu fund edhe tmerrit që po përjetonte mbesa e saj.
Në dëshminë e saj përpara policëve, vajza italiane ka theksuar se është kërcënuar me mesazhe dhe telefonata, ka marrë më shumë se 300 të tilla, ndërsa vetëm gjatë një dite shqiptari i fiksuar keq pas saj e kishte telefonuar 190 herë. Ai nuk pranonte faktin që historia e tyre kishte marrë fund.